Gjatë ditës së sotme kanë vijuar bastisjet e urdhëruara nga Dhomat e Specializuara lidhur me rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Burime të Indeksonline pohojnë se rreth orës 18:00 kanë nisur bastisjet e banesës së ish-komandantit të Brigadës 122, Vëllaznim Kryeziu.
Bastisjet janë kryer në Prishtinë.
Burimet shtojnë se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.