Batatina ankohet në ndarjen e drejtësisë: Genc Nuza na dëmtoi, nuk ishte rezultati real në bazë të paraqitjes

Batatina ankohet në ndarjen e drejtësisë: Genc Nuza na dëmtoi, nuk ishte rezultati real në bazë të paraqitjes

Është ndërprerë seria e Llapit prej tri fitoreve radhazi, pasi janë mposhtur nga Drita 1-3.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante e zhvilluar në Merdare, ku u panë të gjitha, kartonë të kuq, penalltia e gola të bukur.

Por aspak nuk ka mbetur i kënaqur me ndarjen e drejtësisë tekniku llapjan Tahir Batatina.

Numri një i Llapit ka thënë se i përgëzon futbollistët e tij për lojën, por ka kritika për ndarjen e drejtësisë nga Genc Nuza.

“Nuk ishte rezultati real bazë të paraqitjes. I përgëzoj djemtë për lojën, derisa këto pikë ishin të Genc Nuzës. Që nga minuta e parë ishte në favor të kundërshtarit, te penalltia, te kartoni i kuq për të cilin dy herë ishte ndërhyrja ndaj lojtarit tonë. Ai tregoj se është ardhur për qëllime të caktuara, por kjo nuk i kontribuon futbollit”, tha Batatina

Tutje trajneri llapjan ka thënë se Llapi është penalizuar shumë nga gjykimi, teksa ka lëshuar akuza se Drita i ka mposhtur së bashku me gjyqtarin.

“Duhet të luajmë vetëm futboll, Llapi është penalizuar që nga fillimi i kampionatit, nuk u lejuam në bari artificial. Kemi probleme me gjyqtarët, sot nuk ishte korrekt. Na ka mposhtur Drita së bashku me gjyqtarin. Nuk dua të hy në detaje por Nuza e di më mirë pse ka gabuar. Unë mendoj që VAR-i po aplikohet, por atëherë kur Nuza vendoste vetë kur ta shikonte golin.

Në fund Batatina ia uroi fitoren skuadrës së Dritës, duke potencuatr se përkundër urimit nuk do të thotë që Drita e ka mposhtur Llapin me lojë.

Related Articles