Trajneri i Ulpianës, Tetova: Djelmosha reaguan pas humbjes javën e shkuar, merita është e tyre

Trajneri i Ulpianës, Tetova: Djelmosha reaguan pas humbjes javën e shkuar, merita është e tyre

Ulpiana është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Malishevën 2-1 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 10-të, shkruan Gazeta Enigma.



Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u shpreh i kënaqur me fitoren.

“Jam i lumtur me këtë fitore, kishim vështirësi ku i lejuam kundërshtarit hapësirë por në fund fituam. Atëherë, pas disfatës së madhe kemi punuar në anën psikologjike me lojtarët dhe reagimi i tyre ishte në fushën e lojës, kështu që i përgëzojë djemtë”, tha Tetova duke shtuar se ka pasur disa mungesa në skuadër, dhe se numri i kufizuar i lojtarëve ia ka imponuar domosdonë e strukturimit të ekipit për paraqitje me lojtarë të njejtë.

Ulpiana gjendet në vendin e parafundit në tabelë me 10 pikë. 

Related Articles