Batatina: Është dashur ta fitonim ndeshjen ndaj Gjilanit, Nuza është gjyqtari më i mirë në Kosovë

Batatina: Është dashur ta fitonim ndeshjen ndaj Gjilanit, Nuza është gjyqtari më i mirë në Kosovë

Llapi është dashur ta fitojë takimin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll në udhëtim te Gjilani, ka thënë trajneri i skuadrës së llapjanëve, Tahir Batatina.



Gjilani dhe Llapi të dielën luajtën baras, 2:2.

“Mendoj që është dashur ta fitonim lojën. Kishim tre raste përballë portierit, raste të cilat duhet të shfrytëzohen. Është dashur të fitonim. Pranuam një gol shumë herët, nuk është dashur të pranojmë gol aq herët. Kemi pasur edhe mungesa. Bianor Neton nuk mund ta zëvendësojë askush pasi është lojtar me përvojë. Mendoj që bëm maksimumin, por edhe pasi pranuam golat, patëm raste ta fitonim ndeshjen. Të dyja skuadrat patën rastet e veta”, tha fillimisht Batatina, i cili më pas foli edhe për gjyqtarin Genc Nuza, por edhe për planet e Llapit në vazhdim të kampionatit.

“Më gëzon fakti që një gjyqtar me stemë të FIFA-s nuk bie në presion të lojtarëve dhe tifozëve vendës. Ne mund të japim ide të ndryshme për secilin, por Nuza është më i miri që ka Kosova. Është shef i lojës, jo që nuk akordoi penallti në fund për Gjilanin, por e meriton t’i gjykojë derbit. Ky është një barazim që na mban lartë. Kemi potencial të luftojmë edhe për Kupë dhe për kampionat, sepse jemi afër me pikë. Kemi dy ndeshje si vendës në “Zahir Pajaziti”, e presim Malishevën dhe Drenicën. Duhet të bëjmë maksimumin të marrim gjashtë pikë. Djemtë dhanë maksimumin. Ngarkesa me Malishevën ndikoi sepse nuk është e lehtë për ekipin. Por ne treguam që kemi skuadër të mirë edhe fizikisht. Sot asnjëri nuk kërkoi zëvendësim për shkak të lodhjes. Skuadra është e përgatitur shumë mirë. Shpresoj që në ndeshjet tjera të marrim rezultatet që duam”, është shprehur Batatina.

Related Articles