Panadiq: Lojtarët po bëjnë punë fenomenale

Panadiq: Lojtarët po bëjnë punë fenomenale

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq është shumë i kënaqur me lojtarët e skuadrës së tij. Ferizaj të dielën barazoi pa gola me Ballkanin për të vazhduar mbetjen në Superligë.



“Më duhet të them që Ballkani është ekip i madh. Kjo që kemi bërë sot dhe në ndeshjet e fundit është fenomenale. Lojtarët kanë luajtur me shumë energji, shumë mençur, taktikisht shumë të organizuar. Me secilin ekip që luajmë, do të ketë telashe me ne. Duhet të dini se sa energji shpenzohet kur luhet çdo tri ditë. Djemtë kanë bërë punë të përkryer dhe duhet të falënderojmë djemtë. Prej se kemi filluar stinorin pranveror kemi pësuar vetëm një humbje. Djemtë meritojnë pushim, por duhet ta kuptojnë që duhet të vazhdojmë fuqishëm garën”, ka thënë trajneri kroat.

“Ne prej fillimit e kemi ditur se gara për mbijetesë është e fortë. Duam rezultat të shkëlqyer ndaj Dukagjinit që do të na ndihmonte që në fazën e fundit të kampionatit të hyjmë me optimizëm”, ka shtuar Panadiq.

Related Articles