Ramadani ‘thumbon’ Nuzën: “Tha se kishte kontakt por nuk e jap këtë penallti”

Ramadani ‘thumbon’ Nuzën: “Tha se kishte kontakt por nuk e jap këtë penallti”

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani e ka pranuar barazimin me Llapin. Ai ka thënë se ndeshjet e shpeshta nuk janë justifikim, ndërsa ka theksuar se skuadra e Gjilanit kishte mungesa të shumta. Për dy lojtarë pas drekës kishte mësuar se nuk mund të luajnë pasi ishin të sëmurë.

Mevlan Zeka mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa Albert Dabiqaj u zëvendësua herët po ashtu për shkak të lëndimit.

“Marrë për bazë si ka nisur dita, mund të them se jam shumë i kënaqur me një pikë. Jam i lumtur që nuk humbëm takimin. Ndeshja ishte interesante. Dy herë ishim në avantazh por nuk mundëm ta mbajmë epërsinë deri në fund. Jam i bindur se sikur Llapi të ishte në avantazh lojtarët çdo dy minuta do të ishin shtrirë. Kjo nuk ndodhi me skuadrën tonë”, ka thënë Ramadani, ndër të tjera.

Ai ka përmendur edhe arbitrin Genc Nuza, që nuk dha një penallti në fund, pas rishikimit të situatës në VAR. Sipas Ramadanit, Nuza sërish u tregua i veçantë.

“Tha se kishte kontakt por nuk e jap këtë penallti”, theksoi trajneri gjilanas.

Related Articles