Të gatshëm dhe optimist për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll, është shprehur kryetrajneri i skuadrës llapjanë, Tahir Batatina.
Ai në një konferencë për medie, ka thënë se presioni është mbi skuadrën e Dritës pasi sipas tij, ata nuk e kanë fituar këtë trofe për 20 vite.
Ndeshja e cila zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45, do të jetë sfidë për të dyja skuadrat në prag të daljes në arenën ndërkombëtare.
“Mendoj që është një finale dhe gjithmonë e arrin objektivin kur arrish në finale. Grupi është jashtëzakonisht në formën e duhur dhe kemi kontingjent të lojtarëve shumë cilësor. Një grup i bashkuar me nivelin më të lart që ka arrit të jetë në finale duke u përballur me skuadrat më të forta siç është Gjilani, Ferizaj e Prishtina. Ne kemi ardhur në finale me plot meritë duke mposht skuadrat më të forta dhe do ta bëjmë maksimumin që nesër në ndeshje të paraqitemi në formën më të mirë të mundur”, tha Batatina.
“Sa i përket llapit a ka qenë arm e fort për cdo kundërshtae trego rezultti . Për mua si trajner bashkariaht me skuDren kemi arrit objektivat e klubit. Objektiv i klubit ka qrnë të arrihet evropa. Mendoj që titulli do t vje dita ditës dhe edhe pae s kan marr titull kampjonTet e ardhshme do ta marr. Titulli më i madh i llapit është infrastruktura sportive dhe kontigjenti i lojtarve t ri.
“Drita është një skuadër cilësore dhe është lartë në tabelë e cila ka siguruar pjesëmarrje në garat e Evropës dhe do të jetë finalja më e mirë. FC Drita nuk ka marrë kupën që 20 vite dhe Llapi e ka të freskët dhe mendoj që ekipi kundërshtar ka presion. Ne e dimë rrugën për Podujevë dhe do të shkojmë me kupë”, tha tutje ai.
E portieri llapjan, Ilir Avdyli, është shprehur optimist për një fitore ndaj kundërshtarit FC Drita.
“Finalet janë ndeshje mjaft të vështira si për portier si për lojtar. Puna portierit është pak më e ndishme. Duhet ta menaxhojmë lojën si duhet, presioni është në anën e FC Dritës sepse nuk e kanë këtë trofe në dy dekada dhe ne e kemi në sirtar. Ndeshja e kupës është trofeu i dytë më i rëndësishëm”, tha ai.