Llapi nesër do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit, në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Llapi dhe Shkupi luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka theksuar se nesër do ketë spektakël në Prishtinë.
“Mendoj që për mua si trajner është një ndjenjë e veçantë, nesër rikthehen tifozët në tribuna janë ata që ne luajmë për ta, që të na përkrahin. Rikthimi i tifozëve është një epokë e re e historisë, jemi të parët që i kthejmë në tribuna dhe nuk ka qenë e lehtë”, tha fillimisht Batatina në konferencë për shtyp.
“Nesër duhet të mos bëjmë gabime, duhet të sakrifikojmë, sepse e kemi marrë mbi supe këtë barrë. Qeveria tani edhe lejoi 30% të tifozëve, falenderojmë Albin Kurtin dhe kabinetin e tij. Është një e arritur e madhe. Sporti i largon nga ngarkesa njerëzit dhe i rikthen tek aktivitetet. Nesër do të ketë spektakël në stadiumin historik “Fadil
Vokrri”, siç na dhuron emocione kombëtarja, shpresojmë të japim edhe ne, sepse tani përfaqësojmë të gjithë Kosovën”, përfundoi Tahir Batatina.