Drita dhe Llapi kanë barazuar në derbin e sotëm të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e Valmir Veliut në minutën e 51’të të takimit.
Pas golit të pësuar Drita shpeshtoi sulmet ndaj Llapit dhe në minutën e 77’të Cuculi realizon nga pika e bardhë.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se është i kënaqur me ndeshjen.
“Mendoj se ndeshja shkoi ashtu siç e kam përgadit, kemi luajtur taktikisht ashtu siç jemi përgaditur ndaj Dritës, nuk jam i kënaqur te konkretizimi, penalltia e akorduar ishte e lehtë por që nuk dua ta gjykoj, gjithçka ishte në anën tonë, duhej të ishim më të vëmendshëm, me pak më shumë koncentrim mund ta kishim fituar ndeshjen”, tha Batatina.