Mbyllen dy ndeshjet e ditës së sotme, Drita dhe Llapi ndahen në paqe

Mbyllen dy ndeshjet e ditës së sotme, Drita dhe Llapi ndahen në paqe

Drita dhe Llapi kanë barazuar në derbin e sotëm të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Valmir Veliut në minutën e 51’të të takimit.

Pas golit të pësuar Drita shpeshtoi sulmet ndaj Llapit dhe në minutën e 77’të Cuculi realizon nga pika e bardhë.

Në anën tjetër, rezultati mes Malishevës dhe Ulpianës mbeti ai i pjesës së parë 1-1.

Golat u shënuan nga Santos (19′) për Ulpianën dhe Xhevdet Shabani në fund të pjesës së parë barazoi shifrat për Malishevën.

/Gazeta Enigma/

Related Articles