A duhen të ftohen në Përfaqësuesen e Kosovës edhe futbollistët e Superligës së Kosovës është debati i cili merr jehonë të madhe gjithmonë, shkruan Gazeta Enigma.
Mbremë në emisionin ‘VAR’ në TEVE1 ka qenë i ftuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka folur për futbollin vendor në përgjithësi.
Batatina gjithashtu e ka komentuar edhe shortin e Kosovës, por ka folur edhe për futbollistët e Superligës të cilët sipas tij duhen të ftohen selektori francez, Alain Giresse
“Sa i përket Superligës unë para 4-5 viteve kam pasur shumë probleme nëpër mediumet e Kosovës, sepse më patën kritikua për arsyen që gjithmonë kam thënë që ne kemi cilësi, mu gjuajtshin të gjithë duke mëndu që na jetojmë në xhungël”, tha Batatina.
“Unë e kam shkelur Evropën, shumë pak e kanë shkel Evropën e ndeshjet i kanë parë në televizion, kurse unë kam përcjellë ndeshje. Infrastrukturën e kanë më të mirë, kurse sa i përket talenteve unë garantoj që lojtarët tanë kanë më shumë kualitet dhe cilësi se shtetet tjera”, përfundoi Batatina.
/Gazeta Enigma/