Batatina për mesazhet ndaj gjyqtarit Berisha: E kam pas fjalën për dënimin me katër ndeshje, i kërkoj falje familjes së tij

Batatina për mesazhet ndaj gjyqtarit Berisha: E kam pas fjalën për dënimin me katër ndeshje, i kërkoj falje familjes së tij

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur në lidhje me mesazhet e publikuara nga gjyqtari Fatlum Berisha, i cili e akuzoi Batatinën se po i përmend tragjedi familjare.

Në lidhje me këtë, Batatina tha se i ka shkuar gjyqtarit se “nuk dua që pjesën profesionale, ta lidhi me pjesën personale”.

“Nuk duhet të viktimizohet. Nuk ka të bëj me tragjedi, sepse tragjedi mund t’i ndodhë çdo kujt”, tha Batatina në T7.

“Kur unë i kam thënë se “nihere t’ka pa zoti” ka qenë kur është dënuar me katër xhiro për të mos referuar”, sqaroi trajneri.

Ai tha se i kërkon falje familjes së gjytarit Berisha, edhe pse nuk ka pasur të bëj diçka me familjen.

Related Articles