Stadiumi në Merdare është kthyer në një ankth për skuadrën e Llapit, e cila nga gjashtë ndeshje të zhvilluar si vendas ka vetëm një fitore, derisa ka humbur tre herë dhe barazuar dy herë.
Infrastruktura jo e mirë që gjendet në këtë stadium ka qenë njëra nga faktorët kryesore që ka shkaktuar këtë përformancë të ekipit llapjan. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë për “Duelin Sportiv” ka thënë se shumë gëzohen kur luajnë si mysafir se sa vendas.
Mirëpo stadiumi “Zahir Pajaziti Arena” edhe pse është kthyer në gjendje normale, Llapi nuk po i zhvillon ndeshjet si vendas shkak se kompania e cila ka marrë përsipër ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës llapjane që t’i zhvillojnë lojërat si vendas në Merdare, derisa të jetë e sigurtë “Zahir Pajaziti”.
Batatina me anë të një njoftimi në rrjetin e tij social “Facebook”, tha se janë duke vuajtur për rezultatet pozitive si vendas shkaku i fushës në Merdare, por që shpejtë do të kthehet atraktivitet në “Zahir Pajaziti”.
“Edhe pse jemi duke vuajtur për rezultate pozitive si vendas shkaku i fushës jo të mirë në Merdare, së shpejti do të ndjejmë kënaqësinë, lojën e bukur, atraktivitetin dhe rezultatet pozitive së bashku lojtarët, stafi dhe tifozët në fushën “Zahir Pajaziti ARENA”, tha trajneri i Llapit.