Batatina reagon para duelit të Superkupës së Kosovës ndaj Prishtinës!

Batatina reagon para duelit të Superkupës së Kosovës ndaj Prishtinës!

Superkupa e Kosovës do të zhvillohet këtë të martë me datë 17 gusht. Në Superkupë do të përballen fituesi i Superligës, Prishtina me triumfuesin e Kupës, Llapin.

Para këtij dueli të rëndësishëm ka reaguar edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina. Batatina ka theksuar se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht dhe pret përkrahje nga i gjithë qyteti.

“Kjo ndeshje i paraprinë nisjes së edicionit të ri 2021/22 dhe shpresojmë ta nisim mbarë. Ne jemi të bashkuar dhe të përgaditur maksimalisht për të triumfuar në këtë ndeshje. Presim përkrahje nga gjithë qyteti, gjithë tifozët që të bashkuar ta sjellim trofeun e dytë me radhë në Podujevë”, ka shkruar ai.

Related Articles