Batatina “rrugës” së Guardiolës: 11 ndeshje pa fitore

Batatina “rrugës” së Guardiolës: 11 ndeshje pa fitore


Llapi nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës ka shkuar edhe në ndeshjen e 11-të radhazi pa fitore në kampionat, ku kësaj radhe janë ndalur nga ekipi i Ismet Munishit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por përkundër rasteve të krijuara, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit krijuan më shumë, por edhe mysafirët patën lojën e tyre duke qenë të rrezikshëm.

Llapi ishte shumë afër të merrte tri pikët, por goli i shënuar në minutat shtesë nga Hamdi Namani u anulua nga VAR-i dhe në fund ndeshja u mbyll 0-0.

Pas këtij barazimi, Llapi e mbyll sezonin në zonën e barazhit apo pozitën e tetë me 17 pikë, ndërsa Dukagjini zë pozitën e shtatë me 21 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme në stinorin pranveror, llapjanët e presin Gjilanin, ndësa klinasit janë mysafir të Ballkanit.

Related Articles