Kampioni i tashmë shpallur, Bayern Munichu ka triumfuar 2-0 në shtëpi përballë Borussia Monchengladbachut në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.
Pas vetëm tetë minutash lojë, mysafirët rrezikuan nëpërmjet Stefan Lainer, por goditja e tij ishte e pasaktë.
Në minutën e 31-të, Harry Kane lëshoi një goditje të fortë me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar për 1-0.
Robin Hack tentoi të kundërpërgjigjej pas dhjetë minutash, mirëpo Manuel Neuer ishte i vëmendshëm.
Rocco Reitz mendoi se kishte shënuar në minutën e 60-të, por Neuer sërish ishte i sigurt në intervenimet e tij,t ani duke bërë një veprim të jashtëzakonshëm.
Monchegladbach tentoi ta befasonte Bayernin edhe në minutën e 81-të, por që Neuer nuk lejoi që porta e tij të prekej.
Fitoren e Bavazrezëve e vulosi Michael Olise, kur shënoi për 2-0 në minutën e 90-të.
Bayern Munich shkon në kuotën e 79 pikëve, ndërsa në xhiron e 34-të takohen me Hoffenheimin.