Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Barcelona.
“Bavarezët” fituan pa shumë probleme me rezultat komod 0 – 3.
Thomas Muller ndryshoi rezultatin duke shënuar një gol të bukur nga distanca, që u devijua nga Eric Garcia (33′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, Bayern Munich ishte dukshëm më i mirë.
Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë duke shënuar lehtësisht pas një topi të kthyer (56′).
And lewandowski finishes off barca with his second goal of the night #RL9 ???????? pic.twitter.com/MqLL36Ebuo— Zakaria (@zakaria_RMA) September 14, 2021
Polaku nuk u ndal më kaq, ngase realizoi edhe golin e dytë personal duke vulosur fitoren e gjigantit gjerman në “Camp Nou” (85′).
#UCL
Barcelona 0-2 Bayern Munich | GOAL! Lewandowski ????
to never miss any goal, Follow ????????@IFAST66 pic.twitter.com/1XmohO1MxL— Follow @IFAST66 (@ifast222) September 14, 2021
Barcelona nuk kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm në këtë takim, ngase as nuk gjuajtën në kornizë të portës.
Pas kësaj fitore, Bayern është lider në grupin E me tre pikë, derisa Barcelona renditët në fundin e tabelës pa pikë.