Bayern Munich e vazhdon ecurinë pozitive në Bundesliga, derisa ka marrë edhe fitoren e pestë me radhë.
“Bavarezët” në udhëtim kanë fituar me rezultat të bindshëm ndaj Greuther Furth prej 3:1.
Golat për Munich u shënuan nga Thomas Muller (10′), Joshua Kimmich (31′) dhe një autogol i shënuar nga Sebastian Griesbeck (68′).
Kurse golin e nderit për Furth e ka shënuar Cedric Itten në të 88-tën.
Në këtë ndeshje vlen të përmendentet se lideri i Bundesligës ka luajtur nga minuta e 48′ me një lojtar me pak, pasi Benjamin Pavard u ndëshkua me karton të kuq.
Të besuarit e Julian Nagelsman renditën të partë me 16 pikë, ndërsa Greuther Furth në vendin e 18-të me një pikë.