Skuadra e Bayern Munich ka pësuar një tjetër humbje në Bundesliga, pasi u mposht 3:2 nga Bochumi në javën e 22-të.
Ekipi i Thomas Tuchelit e nisi mirë ndeshjen, pasi në minutën e 14’të shënoi për 0:1 me anë të Musialas.
Por, skuadra vendase shënoi dy gola në fundin e pjesës së parë. Fillimisht shënoi Asano në minutën e 38’të dhe më pas Schlotterbeck në minutën e 44’të.
Në pjesën e dytë, Bayerni mbeti me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Stoger shënoi për rezultatin 3:1.
Në minutat e fundit, Harry Kane shënoi golin e fundit në këtë ndeshje.
Me këtë humbje, Thomas Tuchel rrezikon shkarkimin nga detyra. Bavarezët tani janë tetë pikë mbrapa liderit, Leverkusen me 50 pikë.