Bayern Munchen e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin 2022/2023 në Bundesligë duke fituar me rezultat 1-6 ndaj Eintracht Frankfurtit, raporton Gazeta Enigma.
Joshua Kimmich shënoi për 0-1 në minutën e 5-të.
Për 0-2 shënoi Benjamin Pavard në minutën e 11-të.
Sadio Mane shënoi për rezultatin 0-3 duke debutuar në Bundesligë me gol.
Mesfushori gjerman, Musiala shënoi për 0-4.
Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit shënoi Serge Gnabry në minutën e 43-të për rezultatin 0-5.
Vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 64-të më Kolo Muanin.
Për 1-6 shënoi Musiala në minutën e 83-të.