BE: Fakti që hoqëm hartën shpjegon se si e shohim Kosovën

BE: Fakti që hoqëm hartën shpjegon se si e shohim Kosovën

Paraqitja e Kosovës si pjesë e Serbisë në një postim nga shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ngjalli reagime të shumta.

I njëjti postim më pas u fshi.

Ndërkohë sot, jozyrtarisht, një zëdhënës i BE-së tha se videoja është hequr posa “çështja u soll në vëmendjen tonë”.

“Pamjet vizuele në llogaritë e mediave sociale të Komisionit Evropian, të cilat u publikuan për të mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë si anëtarë të plotë të zonës Schengen, u hoqën nga të gjitha platformat sapo çështja u soll në vëmendjen tonë”, tha ky zëdhënës i BE-së.

Të pyetur nga klankosova.tv nëse qëndrimi i KE-së është se Kosova nuk është shtet i pavarur, nuk pati përgjigje konkrete, por thanë: “Fakti që pamjet u hoqën është mjaft vetë-shpjeguese”.

Related Articles