Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog është takuar për herë të parë pas marrjes në detyrë të Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë këtij takimi, Szunyog, ka treguar se temë diskutimi ishin thellimi i partneritetit të përbashkët mes BE-së dhe rruga e Kosovës drejt BE-së
Po ashtu ambasadori i BE-së u zotua që ta përkrahë Kosovën në procesin e vaksinimit antiCOVID-19.
“Kam pasur sot takimin tim të parë me Presidenten VjosaOsmani pas zgjedhjes së saj. Unë e përgëzova atë dhe isha e lumtur për të diskutuar mbi objektivat tona të përbashkëta: thellimin e partneritetit BE-Kosovë dhe vazhdimin e avancimit në rrugën drejt BE-së. Gjithashtu ramë dakord ta vazhdojmë mbështetjen e BE-së për vaksinimin në Kosovë”, ka shkruar ai.