BE-ja po e shqyrton dërgimin e një misioni për monitorimin e zgjedhjeve të 7 qershorit

BE-ja po e shqyrton dërgimin e një misioni për monitorimin e zgjedhjeve të 7 qershorit


Komisioni Evropian në një përgjigje për Gazetën Enigma kanë konfirmuar se po e shqyrtojnë kërkesën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për ta dërguar një mision për t’i monitoruar zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

Kështu kanë njoftuar zyrtar të komisionit, të cilët kanë theksuar se do e japin përgjigjen e tyre në kohë.

“Ne konfirmojmë se kemi marrë kërkesën nga Presidenti në detyrë. Po e shqyrtojmë atë dhe do t’ju përgjigjemi në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë “Enigmës”.

Presidenca e Kosovës kishte bërë të ditur se Haxhiu i ka dërguar letër kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Sipas Presidencës, përmes kësaj letre është kërkuar që Bashkimi Evropian të dërgojë një mision të pavarur vëzhgues për të përcjellë dhe vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë.

“Prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira”, thuhet në njoftimin e Presidencës.  / Gazeta Enigma.

Related Articles