Ambasadori i Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka paraqitur një kërkesë ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Szunyog u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin Civil, pasi që i mbronë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Sot shënojmë përfundimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e drafit të Kodit Civil. Jam krenar që ne kemi një draft-kod që siguron të drejta për të gjithë njerëzit në Kosovë në përputhje me vlerat e BE-së. I bëj thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij”, tha ambasadori i BE-së. “Sot shënojmë përfundimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e drafit të Kodit Civil. Jam krenar që ne kemi një draft-kod që siguron të drejta për të gjithë njerëzit në Kosovë në përputhje me vlerat e BE-së. I bëj thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij”