BE rekomandon që serbët të votojnë për zgjedhje: Presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet

BE rekomandon që serbët të votojnë për zgjedhje: Presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet

Bashkimi Evropian është deklaruar në lidhje me mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.

Zëdhënësi Peter Stano ka thënë se BE rekomandon që të vazhdohet praktika e vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës që të votojnë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që pritet të mbahen më 17 dhjetor.

Stano ka thënë se kjo nuk është në frymën e dialogut dhe parimet e mbrojtjes së të drejtave të komuniteeve joshumicë dhe ndërtimin e mirëbesimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, BE mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike.

“BE rekomandon vazhdimin e praktikës së vendosur për lejimin e serbëve të Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe më 17 dhjetor, me lehtësimin e OSBE-së. Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet që do ta lejojnë këtë të ndodhë, në mirëbesim dhe frymë kompromisi”.

“BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si e tillë, është thelbësore që votuesit serbë që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai për Tanjug.

Për të lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, kryeministri Kurti ka kërkuar marrëveshje ndër- shtetërore, që sipas tij, duhet të bëhet me kërkesë të Serbisë.

Një kërkesë të tillë nuk e ka bërë Serbia, të cilët e kanë njoftuar Komisionin Zgjedhor që zgjedhjet nuk do të mbahen edhe në Kosovë.

Related Articles