Bashkimi Evropian ka thënë se sanksionet e reja ndaj Rusisë nuk do të jenë të fundit.
Këto deklarata i ka bërë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Udhëheqësit e BE-së do të takohen gjithashtu për të miratuar planet për të ndaluar blerjen e qymyrit rus dhe për të ndaluar anijet ruse të hyjnë në portet evropiane, shkruan Sky News.
Megjithatë, BE-ja shpenzon shumë më tepër për gazin rus sesa qymyrin, prandaj presidenti ukrainas vazhdon të bëjë thirrje për veprime më të ashpra. / Gazeta Enigma.