Bedri Hamza: I siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj

Bedri Hamza: I siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Pejës.

Duke përmendur janarit e Lidhjes së Pejës, Hamza ka thënë se sërish në janarin e besëlidhjes pejane, po i siguron qytetarët e Pejës se atë që e premton, e realizon.

Hamza ka thënë se për të, Kosova dhe qytetarët janë të parët.

“Peja e bukur e Dukagjinit mundet edhe ma mirë. Sonte, sërish në janarin e besëlidhjes pejane, i sigurova qytetarët e Pejës se atë që e premtoj, e realizoj. Së bashku do ta përfundojmë autostradën Prishtinë – Pejë, modernizimin dhe elektrifikimin e hekurudhës dhe projektin turistik Borea në Rugovë”.

“Besimin e çdo qytetari e nderoj me krejt forcën time. Sepse, për mua, Kosova dhe qytetarët janë të parët!”, u shpreh Hamza.

Related Articles