Bedri Hamza kujton këngëtarin dhe aktorin e njohur mitrovicas në 15 vjetorin e vdekjes

Bedri Hamza kujton këngëtarin dhe aktorin e njohur mitrovicas në 15 vjetorin e vdekjes

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka kujtuar Muharrem Qenën në 15 vjetorin e vdekjes. Hamza ka thënë se Mitrovica, sot, më shumë se kurrë ka nevojë që t’i rikthehet frymëmarrja artistike e kulturore dhe t’i kthehen këngët e Muharrem Qenës.

Teatrit që mbanë emrin e tij, Hamza ka thënë se ka nevojë t’i kthehen shfaqjet dhe adhuruesve të filmit t’i kthehen kinematë funksionale.

“Si sot, 15 vite më parë u nda nga jeta këngëtari, aktori, regjisori, skenaristi e producenti Muharrem Qena. Ai me artin e tij i dha më shumë ngjyrë identifikimit të Mitrovicës si qytet i artit dhe kulturës, sepse me veprën e tij u mishërua në shpirtin artistik të qytetit. Sot, 15 vite pas vdekjes së tij, kujtojmë me mall dhe nostalgji këngët, veprat dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për artin në Kosovë në përgjithësi e në Mitrovicë në veçanti. Mitrovica, sot, më shumë se kurrë, ka nevojë që t’i rikthehet frymëmarrja artistike e kulturore, t’i kthehen këngët e Muharrem Qenës. Teatrit që mbanë emrin e tij t’i kthehen shfaqjet dhe adhuruesve të filmit t’i kthehen kinematë funksionale. I përjetshëm kujtimi për Muharrem Qenën, shpirti artistik i të cilit vijon t’i përshkojë rrugët e qytetit të Mitrovicës”, ka shkruar Hamza.

Related Articles