Familja Maldini në histori të Milanit: Tri gjenerata të familjes kanë shënuar gola me fanellën kuqezi

Familja Maldini në histori të Milanit: Tri gjenerata të familjes kanë shënuar gola me fanellën kuqezi

Si gjyshi, si baba, si djali. Gjenerata e tretë e familjes Maldini, ka arritur të shënojë gol shënojë në Serie A të shtunën, pasi Daniel Maldini ndihmoi Milanin të fitonte 2-1 ndaj Spezias.

Daniel Maldini shënoi golin e tij të parë në Serie A dhe ai erdhi 13 vjet, 179 ditë pas golit të fundit të shënuar nga babai i tij Paol (kundër Atalantas në 2008) – dhe 60 vjet, 22 ditë pasi gjyshi i tij Cesare shënoi kundër Catania në 1961.

Paolo Maldini, i cili tani është drejtor teknik në klub, ku bëri më shumë se 900 paraqitje si lojtar, u hodh nga vendi i tij për të festuar golin e të birit.

Daniele Verde barazoi për Spezia pas 10 minutash nga koha, por zëvendësuesi Brahim Díaz riktheu epërsinë e Milanit gjashtë minuta më vonë, duke ia dhuruar tri pikët e radhës.

Milani kaloi në krye të kampionatit me një pikë para Napolit, i cili luan me Cagliari të dielën.

Ndeshja ndaj Spezias, ishte e para për iDaniel Maldinin si startues dhe 19-vjeçari arriti të gjejë rrjetën.

Related Articles