Bedri Hamza shpalos programin qeverisës së tij në shëndetësi

Bedri Hamza shpalos programin qeverisës së tij në shëndetësi

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot e ka prezantuar programin e tij qeverisës për shëndetësi.

Me këtë rast, Hamza ka treguar se ky sektor do të jetë top prioritet në mandatin e tij.

Ai ka thënë se për katër vjet në shëndetësi do të investohen 1.5 miliardë euro.

Bedri Hamza renditi një nga një investimet që parashihen të ndodhin:

1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;

100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;

50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;

Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;

Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;

Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;

Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

Related Articles