Barcelona ka pasur një paraqitje tejet interesante, me dy pjesë tërësisht të ndryshme sa i përket performancës. Tejet e suksesshme dhe bindëse në pjesën e parë (0:3) dhe aspak në nivelin e detyrës në pjesën e dytë, duke mbyllë takimin me barazim sensacional 3:3, shkruan Gazeta Enigma.
Golat për mysafirët Katalunas në pjesën e parë i shënuan Ansu Fati në minutën 5’, Sergio Buskets në minutën 18 dhe Memphis Depay në minutën 34’, me të cilin epilog u mbyllë pjesa e parë.
Kur pritej që në pjesën e dytë skudra katalunase të menaxhoj si duhet lojën dhe të kontrollj edhe rezultatin në tërësi, ndodhi ajo që pakkush e ka pritur, vendësit shënojnë dy gola në pjesën e dytë, në minutat 53’ përmes Iago Aapas dhe atë 75 përmes Nolitos, për të vënë në sprovë të vështirë ekipin mysafir, duke ia rrezikuar epërsinë solide nga pjesa e parë.
E kur pritej që megjithatë Barcelona do të arrij të ruaj së paku epërsinë minimale, vendësit e Celta Vigos shënojnë golin e tretë befasues, përmes Iago Aspas, i cili paraprakisht shënoi golin e parë për vendësit, për t’ia rrëmbyer nga duartë fitoren pothuajse të sigurtë katalunasve! /Gazeta Enigma/