Juventusi pritet të bëjë ndryshime për sezonin 2023/2024 duke kërkuar lojtarë me përvoje me kosto të ulët.
Sipas gazetës El Nacional, bianconerët kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Real MADRIDIT, Toni Kroos të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, shkruan Gazeta Enigma.
Toni Kroos është duke kaluar në formë të mirë dhe nuk ka dhënë indikacione për rinovmin e kontratës me Real Madridin.
Për mesfushorin gjerman kanë shprehur interesim shume klube të njohura, në mesin e tyre është edhe Juventusi.
32 – vjeçari iu bashkua Real Madridit në vitin 2014 nga Bayern Munich./GAZETA ENIGMA/