Begaj: 110 vjet më parë diskutohej copëtimi i tokave, sot Shqipëria është paqeruajtëse

Begaj: 110 vjet më parë diskutohej copëtimi i tokave, sot Shqipëria është paqeruajtëse

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, deklaroi se 110 vjet më parë, diskutohej copëtimi i tokave shqiptare, ndërsa tash sipas tij, Shqipëria është vend që luan rol në ruajtjen e paqes dhe promovimin e demokracisë.

Ai deklaroi të hënën në organizmin për nder të 110-vjetorit të pavarësisë se shqiptarët duhet të jenë bashkë për zhvillimin, forcimin dhe demokratizimin e institucioneve, derisa potencoi se Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën.

“Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe, u jetësua vullneti i popullit me guxim dhe largpamësi. I kujtojmë sot këto ngjarje që brezat të kujtojnë me mirënjohje dhe të mbushen me krenari për atdheun dhe flamurin”.

“Jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha, kombi ka forcuar gjithnjë e më shumë pozitat dhe rolin e merituar, duke u bërë faktor i rëndësishëm. Nëse para 110 vjetëve diskutohej copëtimi i tokave, sot Shqipëria luan rol për ruajtjen e paqes dhe promovimit të demokracisë”, tha ai.

Related Articles