Janë rrahur mes vete katër nxënës në Obiliq të martën, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës ku dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Obiliq 28.03.2023-11:10. Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë -nxënës, ku si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor . Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.