Bëhet grumbullimi i parë i ekipit të basketbollit të Kosovës -femrat

Bëhet grumbullimi i parë i ekipit të basketbollit të Kosovës -femrat

Të hënën pasdite është bërë grumbullimi i parë i ekipit përfaqësues Kosova A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ, për të pa formën e lojtareve.

Përzgjedhësi i Kosovës A (F), Fidan Shatri, ka folur para basketbollisteve për rëndësinë që ka ky grumbullim, por edhe formimi i ekipit përfaqësues Kosova A, si dhe debutimi në garat ndërkombëtare. Kujtojmë se kjo është hera e parë që ‘Kosova A’ do të luajë në gara evropiane, në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Edhe drejtori i Përfaqësueseve së Kosovës, Granit Rugova, duke iu drejtuar lojtareve, ka thënë se ato do të kenë trajtimin e njejtë, sikurse ekipi Kosova A – meshkujt, dhe se shpreson në paraqitje të mira të tyre gjatë garave ndërkombëtare. Kur grumbullimi do të vazhdojë në qershor, do të kompletohet ekipi me lojtare që luajnë jashtë Kosovës, ka thënë ai.

Related Articles