Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg. kokainë

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg. kokainë

Gjatë ditës së sotme, në aksionin e përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, në Lipjan është konfiskuar një sasi rreth 400 kilogramë kokainë. Deri më tani janë arrestur shtatë shtetas të Kosovës.

Tre të arrestuar janë nga Prishtina, një nga Lipjani, një nga Gjilani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi. Sipas njoftimeve jozyrtare, në mesin e të arrestuar janë apostrofuar disa emra, si: Izet Sheqiri, Enver Belegu e Bajram Maliqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, më herët njoftoi se personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore. Kokaina e sekuestruar ishte fshehur nëpër pako të llojeve të ndryshme të mishit, të cilat kishin ardhur nga Brazili.

Përveç arrestimit të 7 personave dhe konfiskimit të 400 kg. kokainë, është kapur edhe një armë dhe lloje të ndryshme të veturave. Operacioni për këtë rast është duke vazhduar dhe pritet të ketë arrestime të tjera.

Related Articles