Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se LVV-ja po tenton që të prodhojë “artificialisht fajtorë të paqenë” për një proces, që sipas tij, vetë Qeveria është përgjegjëse.
“Paramendo, i ka pasur 75 ditë që nga seanca e parë konstituive për të gjetur konsensus për një emër të presidentit”, shkroi ai në Facebook.
“Qeveria e minutave të fundit, e territ dhe izolimit po mundohet të prodhojë artificialisht fajtorë të paqenë për një proces që përgjegjës është vetë!”, u shpreh tutje Behrami.
“Këto janë orët e fundit të një kryeministri që Kosovës i ka sjellë vetëm kriza, pasiguri, përçarje dhe pabesi!”, tha në fund ai.
