Bekim Jashari dhe Imri Ahmeti e sfidojnë njëri-tjetrin në shah

Bekim Jashari dhe Imri Ahmeti e sfidojnë njëri-tjetrin në shah

Është mbajtur turneu i shahut në bibliotekën e qytetit të Lipjanit, ku edhe ka ndodhur përballja në mes të Bekim Jasharit dhe Imri Ahmetit, raporton Gazeta Enigma.

Një vizitë këtij turneu ia ka bërë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ahmeti dhe Jashari zhvilluan një ndeshje shahu kundër njëri-tjetrit.

“Kryetari Imri Ahmeti së bashku me Kryetarin e Skenderait Bekim Jashari dhe bashkëpuntor të tjerë kanë vizituar turneun e shahut që është mbajtur në ambientet e bibliotekës së qytetit, organizim ky për nderë të 22 vjetorit të çlirimit të Komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftimin e komunës.

/Gazeta Enigma/

Related Articles