Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë deri në ora 19:00.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit që të vazhdojnë të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor tani në votim dhe pas votimeve në numërim.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Vazhdoni të votoni deri në orën 19:00, në ketë ditë feste për të gjithë qytetarët e Skenderajt, për lavdinë dhe krenarinë e Drenicës.
Kërkesë për komisionerët dhe vëzhguesit që të vazhdojnë të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor tani në votim dhe pas votimeve në numërim.
Faleminderit drenicas! /Gazeta “Enigma”/