Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me homologun e tij nga Kosova, Rifat Latifin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me masat e reja të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Masat e Qeverisë së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve të huaj që hyjnë në Kosovë, ishte tema që u diskutua nga ministrat në fjal.
“Ministri Bekim Sali shprehu mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit”.
“Po ashtu, ministri Bekim Sali ia përcolli kolegut të tij kosovar edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm.” ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Shëndetësisë nga Maqedonia e Veriut.
Tutje, bëhet e ditur se duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, Sali i kërkoi Latifit, që të rishqyrtohet ky vendim.
I pari i shëndetësisë në Maqedoni të Veriut propozoi gjithashtu të kërkohet një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë./Gazeta Enigma/