Bekim Jashari ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të zyrtarizoj kandidimin për të parin e Skenderajt.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt,
Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt.
Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë.
Ju mirëpresim!