Belgin Jashari tregon se si u ofendua dhe sulmua nga një prind në Obiliq

Belgin Jashari tregon se si u ofendua dhe sulmua nga një prind në Obiliq

Futbollisti Belgin Jashari, ka treguar për incidentin që i bëri vaki atij para disa ditësh në një ndeshje të futbollit në Obiliq.

Më 21 prill, ai u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

“Ne kemi shkuar ta luajmë lojën tonë, të fitojmë edhe të kthehemi në Fushë Kosovë dhe të festojmë. Ka pasur tensione mes lojtarëve tonë edhe kundërshtarëve edhe shkova ta ndajë ekipin tim që të mos bëj tension edhe më të madhe dhe të marrim kartonë. Në momentin që i kam dal përballë 9-shit shihet edhe në video, të ekipit kundërshtarë, ai më ka shtyrë edhe më ka thënë “Çka po do o maxhup?”. E kam shtyrë edhe më ka shtyrë, dhe pastaj ka hyrë në fushë prindi dhe më ka goditur me shqelm. Ai më tha se “Ju nuk jeni për asgjë ju jeni për të mbledhur hekra”, deklaroi Jashari në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

15 vjeçari aktualisht është golashënuesi më i mirë në kategorinë e tij me 20 gola.

Ai po ashtu i ka edhe 15 asistime.

Related Articles