Benzema do të largohet nga Reali në vitin 2024

Benzema do të largohet nga Reali në vitin 2024

Karim Benzema është i vendosur të largohet nga Real Madridi në verën e vitit 2024. Sulmuesi francez ka rënë dakord për firmosjen e kontratës së re njëvjeçare me klubin. Kështu është bërë e ditur të enjten nga “Daily Mirror”.

Fituesi 35-vjeçar i “Topit të Artë” ka shënuar 14 gola në ligën spanjolle sezonin aktual. Ai është prapa sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski në listën e golashënuesve në La Liga. Benzema iu bashkua Realit në vitin 2009 nga skuadra franceze, Lyon. Ai është pensionuar nga Franca për të cilën shënoi 37 gola në 97 ndeshje.

Related Articles