Sulmuesi francez Karim Benzema ka mbërritur në ceromninë e Topit të Artë që është duke u mbajtur në Paris të Francës së bashku me familjen e tij.
Benzema është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë pas një sezoni fantastik me Real Madridin, shkruan Gazeta Enigma.
Francezi ka folur para fillimit të ceremonisë duke thënë se pret lajme të mira sonte.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj që të kem lajme të mira sonte”, u shpreh francezi.
???? Karim Benzema : « Happy to be here, it's my first time. Hope to have a great news tonight ! »#ballondor pic.twitter.com/9nhkZCWJai— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022