Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të ndërmarrë veprime ndaj deputetit, Erjon Braçe që sipas Rukiqit “po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë “Doni Fruits”.
“Doni Fruits është tregim suksesi ne Kosove dhe rajon, nder kompanitë e rralla nga Kosova me sukses ne Shqipëri”.
“Ne besojmë fuqishëm qe Kryeministri Rama do të ndërmerr të gjitha veprimet institucionale që të ndalet shantazhi publik i z. Braçe, ndaj investitorit nga Kosova Doni Fruits”, ka shkruar Rukiqi.
Ai po ashtu ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që ta adresojë këtë çështje te ekzekutivi i Edi Ramës.
“Ne cilësinë e Kryetarit te Odës Ekonomike të Kosovës, e apeloj edhe Qeverinë e Republikës te Kosovës, te adresoj ketë çështje te autoritetet relevante ne Shqipëri”, ka kërkuar Rukiqi.
/Gazeta Enigma/