Berge demanton Bislimin për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Berge demanton Bislimin për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka demantuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit tha se Berge mbështeti iniciativën e Kosovës për aplikim anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka shkrur Berge në Twitter, në një replikë të asaj që ka shkruar Bislimi.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Bergen gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të lavdëruar të Kosovës, reformave dhe përafrimit me vlerat dhe politikat e jashtme evropiane”, kishte shkruar Bislimi, çka bëri që Berge të reagojë.

Në komunikatën e mbrëmshme nga Zyra për Media e Qeverisë, po ashtu thuhej se Berge mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës./Gazeta Enigma/

Related Articles