Kurti krenar me FSK-në: Shpëtuan tri jetë në Turqi

Kurti krenar me FSK-në: Shpëtuan tri jetë në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se FSK-ja po vazhdon ta dëshmojnë vlerën e saj në skenën ndërkombëtare.

Shef i qeverisë tregoi se ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja – përfshirë dy fëmijë”, tha Kurti në Twitter.

“Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”.

Related Articles