Skuadra e Akhmat Grozny arriti fitore të madhe si vendas ndaj Ural me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 22-të në Premier League.
Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ishte njeriu kryesor që skuadra e Akhmat mori tre pikë.
Berisha fillimisht bëri një asist te goli i Kharin në minutën e katërt, pastaj shënoi gol në minutën e 57’të, për t’i dhënë tre pikë skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Akhmat shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e pestë. Kujtojmë që Berisha ka shënuar pesë gola në kampionat dhe ka bërë dy asiste.