Deputeti, Bekë Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Ministres Donika Gërvalla, lidhur me funksionimin e Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë.
Ai e ka konsideruar si të gabuar mënyrën se si po komunikohen qëllimet e këtij institucioni dhe i ka dhënë mesazhe kritike ministres.
“Du me të vet ty, që thojshi dojmë me ba Dubravën 17 katë, edhe aty ka vend boll me shti hajna në burg, dhe siç duket ka me u mbush me qita të kujt me kërkon tjetër.
“Dëgjova që pasuria ka me iu konfisku veç atyre oligarkëve, por nuk i përfshin qytetarët e rëndomtë, e qytetarët e rëndomtë kush janë? Unë kam me votuar në këtë fazë, bash këtë ligj, kur të ja nis me funksionu qikjo ki me pa se qysh po del.
Ai shtoi se qytetarët e Kosovës nuk frikësohen nga këto iniciativa dhe se vendimet për konfiskimin e pasurisë do të merren nga gjykatat.
“Du me i thënë kësaj ministres që ka në Kosovë që as nuk frikësohen, as nuk ikun, as nuk i hajnë këto propaganda. Gjykatat tona kanë me i marrë vendimet. Badihava pe transmetoni sikur ka me iu konfisku dikujt pasuria. Ju keni mendu, e keni paraqit që kanë me marrë shiritin, ma i keqi prej juve qitu, shiritin nër sjetëll, e ka me shku me ia konfisku shtëpinë najkujt. Ju e dini që s’bahet, qashtu e keni fole, qashtu i keni tutë”, ka thënë Bekë Berisha.
