Presidenti i Amerikës, Donald Trump e ka mirëpritur veprimin e Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit për pjesën e mbetur të armëpushimit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan tha: “Irani sa ka lajmëruar se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe gati për kalim. Faleminderit”.
Ministri i jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Aragchi, tha se “kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur”.
Armëpushimi midis ShBA-së dhe Iranit do të përfundojë më 22 prill, ndërsa armëpushimi në Liban u njoftua dje dhe do të zgjasë 10 ditë.
